You are here
Home > Kryefaqja > E pazakonta ndodh me Shkëndijën e Tetovës në Europë, Ibrahimi: As që dyshoj te suksesi!

E pazakonta ndodh me Shkëndijën e Tetovës në Europë, Ibrahimi: As që dyshoj te suksesi!

Shkëndija e Tetovës do të rikthehet nesër në fushën e lojës në Europë, në atë që rrezikon të jetë edhe ndeshja e fundit e saj. Kalju do ta eliminonte nga “Champions League”, ndërsa në takimin e parë të “Europa League” do të humbisnin me rezultatin 1-2 ndaj Dudelanges.

Ekipi shqiptar i Tetovës si asnjëherë më parë jo vetëm që po zhgënjen me rezultatet, por edhe ka humbur nuhatjet e golit. Pikërisht nga kjo skuadër vinin edhe realizimet më të bukura. Në tre ndeshjet e zhvilluara deri tani në Europë janë realizuar po aq gola nga Shkëndija.

Mënyra? Nga pika e bardhë e penalltisë! Një statistikë disi e pazakontë, pasi ekipi shqiptar ka realizuar në çdo ndeshje në të njëjtën mënyrë. Ndërkohë Agim Ibrahimi është shfaqur optimist para ndeshjes së nesërme që do të luhet në transfertë ndaj ekipit që vjen nga Luksemburgu, duke mos e vendosur në dyshim triumfin:

“Normal ne jemi profesionistë dhe jemi të vetëdijshëm se nuk ka përfunduar asgjë në ndeshjen e parë. Mendoj se eksperienca jonë duhet të bëjë diferencën. Kemi parë se në Shkup demonstruam lojë të mirë, këtë e panë edhe lojtarët e F91 Dudelange, mirëpo është rezultati që luan rol kyç në këto kompeticione dhe ne duhet tani aty të marrim atë që duam. Do hymë me bindje, me qetësi, kemi atmosferë shumë të mirë dhe as që dyshoj në triumfin tonë”, ka thënë Ibrahimi. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top