You are here
Home > Futboll Bota > E pazakonta/ I shënoi Beshiktashit, Cikalleshit i anullojnë golin turqit pas 6 ditësh

E pazakonta/ I shënoi Beshiktashit, Cikalleshit i anullojnë golin turqit pas 6 ditësh

Sokol Cikalleshi e bëri debutimin me Akhisarin në mënyrën më të mirë të mundshme. Sulmuesi i Shqipërisë arriti të shënonte ndaj Beshiktashit, ndërsa tregoi një formë të jashtëzakonshme në atë humbje me rezultatin 1-3.

Madje futbollisti shqiptar do të ishte edhe autori i një tjetër realizimi, që u anullua për pozicion jashtë loje. Por goli i rregullt i Sokol Cikalleshit nuk është rregjistruar nga ana e Federatës Turke të Futbollit, duke e llogaritur rezultatin 0-3.

Akhisari kishte bërë një gabim qesharak, pasi kishte marrë 13 lojtarë të huaj në grumbullim kundër skuadrës së Beshiktashit. Rregulli është vetëm për 12 lojtarë të tillë, prandaj një humbje në tavolinë me rezultatin 0-3 ishte e garantuar.

Gjithsesi Beshiktashi zgjodhi ta luante takimin e të mos përfitonte nga gafa qesharake e kundërshtarit. Ishte e pallogjikshme që në fundin e ndeshjes, Beshiktashit të ankohej te Federata, që rezultati të ishte 0-3. Mirëpo, gjatë ditës së sotme Federata Turke e Futbollit ia ka mohuar golin Cikalleshit. Shifrat e takimit janë të tilla, me sulmuesin shqiptar që i sheh t’i anullohet goli pas 6 ditësh. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top