You are here
Home > Kombëtarja > E pazakonta e trajnerit të Panathinaikos, luan me “fëmijët” dhe me Kaçen në kampionat

E pazakonta e trajnerit të Panathinaikos, luan me “fëmijët” dhe me Kaçen në kampionat

Mesa duket trajneri i Panathinaikosit është duke kryer një “çmenduri” të ndërgjegjshme me klubin grek, pasi nuk po tërhiqet nga vendimi i tij.

Themi kështu, pasi Panathinaikos do të paraqitet sërish me “fëmijët” në takimin ndaj Levadikos. Ashtu si edhe në ndeshjen e shkuar, futbollisti më i vjetër në moshë në këtë ekip, do të jetë në moshën 27-vjeçare.

Për të vazhduar më tej, mosha mesatare e ekipit dhe pjesa dërrmuese e skuadrës, do të jetë e përbërë nga futbollistë të cilët janë në moshën 22-23 vjeçare. E rrezikshme për t’u menduar, por për sa kohë kjo punë jep frytet e veta, atëherë meritat janë dyfish më tepër për trajnerin e Panathinaikosit.

Ergys Kaçe nga ana tjetër i ka thyer parashikimet dhe i ka tejkaluar pritshmëritë, duke u rikuperuar në kohë rekord për këtë takim, teksa është projektuar për të luajtur nga minuta e parë. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top