Mesa duket trajneri i Panathinaikosit është duke kryer një “çmenduri” të ndërgjegjshme me klubin grek, pasi nuk po tërhiqet nga vendimi i tij.
Themi kështu, pasi Panathinaikos do të paraqitet sërish me “fëmijët” në takimin ndaj Levadikos. Ashtu si edhe në ndeshjen e shkuar, futbollisti më i vjetër në moshë në këtë ekip, do të jetë në moshën 27-vjeçare.
Për të vazhduar më tej, mosha mesatare e ekipit dhe pjesa dërrmuese e skuadrës, do të jetë e përbërë nga futbollistë të cilët janë në moshën 22-23 vjeçare. E rrezikshme për t’u menduar, por për sa kohë kjo punë jep frytet e veta, atëherë meritat janë dyfish më tepër për trajnerin e Panathinaikosit.
Ergys Kaçe nga ana tjetër i ka thyer parashikimet dhe i ka tejkaluar pritshmëritë, duke u rikuperuar në kohë rekord për këtë takim, teksa është projektuar për të luajtur nga minuta e parë. /Shqipëria.ch/