
Atalanta ka hapur një sondazh në “Facebook”, atje ku ka kërkuar mendimin e tifozëve, për të shpallur lojtarin e sezonit 2018-2019. Koha zgjat deri në ditën e nesërme, ndërsa tifozët shqiptarë e kanë pushtuar faqen e ekipit nga Bergamo.
Berat Gjimshiti ndodhet aktualisht në vendin e parë, me 520 pëlqime dhe duke i lënë mbrapa të gjithë. Nuk është vetëm kjo surpriza e bukur, pasi nga ana tjetër është Etrit Berisha që ka befasuar në sondazh. Pavarësisht se ka ndjenjur në stol në pjesën më të rëndësishme të sezonit, gardiani i Kombëtares ndodhet në vendin e dytë, duke ndjekur Gjimshitin. /Shqiperia.ch/