
Slovan Bratislava fitoi me rezultatin 2-1 ndaj Feronikelit në turin e dytë të Europa League. Një situatë e ngjashme si me Malin e Zi, ndërsa trajneri dhe lojtarët me origjinë serbe nuk pranuan te ishin të pranishëm ndaj Kosovës.
Një ndryshim i vetëm mes këtyre dy situatave, ishte fakti që te sllovakët u treguan disi më të mirëkuptueshëm me njoftimet e nxjerra paraprakisht. Të paktën në pamje të parë, pasi veprimi i trajnerit të Slovan Bratislavës është dënuar ashtu si edhe Tumbakoviç me Malin e Zi.
“Dëshirojmë të falenderojmë trajnerin Vladimir Radenkoviç dhe trajnerin e fitnesit Zirojeviç që i kanë shërbyer klubit tonë. I urojmë të gjitha të mirat në të ardhmen”, është thënë në njoftimin e klubit sllovak, që ka shkarkuar menjëherë teknikun serb pas takimit me Feronikelin. /Shqiperia.ch/