You are here
Home > Futboll Bota > E papritur/ Mbetet pezull transferimi i Kolollit, trajneri serb dorëhiqet menjëherë nga futbolli

E papritur/ Mbetet pezull transferimi i Kolollit, trajneri serb dorëhiqet menjëherë nga futbolli

Në orët e fundit negociatat avancuan shumë për transferimin e Benjamin Kolollit në Seria A. Bëhej fjalë për Bolonjën, me dëshirën e vetë trajnerit serb Mihajloviç. Por tashmë te ky klub ka gjëra të tjera më të rëndësishme për t’u diskutua dhe merkato do të mbetet pezull.

Mihajloviç do të dorëhiqet menjëherë nga futbolli, pasi po kalon një sëmundje të rëndë. Kjo është ajo që raporton “Corriero dello Sport”, ndërsa theksohet fakti se do të niset menjëherë me terapinë. Mjekët i kanë thënë teknikut serb se duhet të shkëpus çdo kontakt me futbollin, ndërsa për çështje orësh do të mbahet edhe konferenca e largimit nga detyra. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top