
Rasti i Elseid Hysaj është kthyer prej kohësh në një telenovelë të mirfilltë që nuk i dihet fundi. Si për të shtuar të gjitha enigmat, është futur në garë edhe Shalke 04, skuadra e njohur e Bundesligës. Faktikisht në këtë klub ndodhen shumë lojtarë shqiptarë vetëm tek të rinjtë, pa pasur mundësinë që të bëjnë hapin e madh në ekipin e parë.
Këtë interesim e bën publik “Il Mattino”, ndërsa kjo është piktura e fundit në muzeun e mbrojtësit shkodran. Arsyeja? E thjeshtë! Në merkaton e verës dëshira për të marrë Hysajn ka ardhur nga të gjitha kampionatet më të forta në Europë, duke përjashtuar këtu “Ligue 1”.
Në Seria A është Juventusi ende favorit për të marrë Hysajn, ndërsa më parë u interesua edhe Roma me Interin. Në “Premier League” gjithashtu kishte edhe zëra që e lidhnin me Manhester United, ndërsa në “La Liga” është Atletiko Madridi ekipi që e kërkon futbollistin kuqezi. Interesimi i fundit nga Shalke 04, përmbyll listën e gjatë të ofertave. /Shqiperia.ch/