You are here
Home > Futboll Bota > E papritur/ Abazaj bën hap mbrapa, trajneri holandez zemërgjerë: Ke edhe një shans!

E papritur/ Abazaj bën hap mbrapa, trajneri holandez zemërgjerë: Ke edhe një shans!

Të gjithë ishin me vështrimin për të parë se ku do të përfundonte Kristal Abazaj, por asnjë lëvizje nuk ndodhi brenda klubit të njohur belg. “Shqiperia.ch” konfirmoi me burime pranë lojtarit pak ditë më parë, se e hëna ishte afati i fundit ku pritej edhe huazimi i futbollistit shqiptar.

Kushti i Anderlehtit ishte që Abazaj të lëvizte vetëm brenda Belgjikës, me qëllim që të ambientohej lehtësisht dhe të ishte gati për rikthimin në fundin e sezonit. Zhvillime të reja vijnë së fundmi nga Belgjika, e më saktësisht nga mediat pranë klubit të njohur.

Trajneri aktual i Anderlehtit, belgu Fred Rutten është treguar zemërgjerë me Abazajn. Ky i fundit është paraqitur në stërvitje gjatë ditës së martë, duke i habitur të gjithë. Po sipas mediave të skuadrës belge, futbollistit shqiptar i është dhënë edhe një shans i fundit nga tekniku Rutten për të bindur se nuk duhet të largohet në merkaton e janarit, ndërsa provat nisin që në stërvitje. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top