You are here
Home > Futboll Bota > E paguan shtrenjtë mungesën e fatit, Rashicës nuk i mjaftojnë 2 super golat me Werderin

E paguan shtrenjtë mungesën e fatit, Rashicës nuk i mjaftojnë 2 super golat me Werderin

Fati po tregohet i padrejtë me Milot Rashicës, por tashmë asgjë nuk është në dorën e vetë futbollistit. Ishin pikërisht këto shqetësime që e kishin lënë futbollistin shqiptar në pankinë, për të mos u kthyer në lojtar protagonist me Werderin.

Por trajneri vazhdoi t’i besonte dhe ta mbante në skuadër. Pas golit të shënuar ndaj Dortmundit, Rashica ia doli të realizonte edhe dy super gola me Augsburgun. Por pas 35 minutave loje, sulmuesi shqiptar është detyruar të dalë nga fusha.

Sigurisht, nuk flitet aspak për një vendim taktik të trajnerit Kohfeld, por Rashica thjeshtë nuk mund të vazhdonte më tepër, pasi ishte lënduar. Nuk dihet ende se përsa kohë futbollisti i Kosovës do të mungojë, ndërsa është ende duke u punuar për këtë gjë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top