You are here
Home > Kombëtarja > E pabesueshme/ La Ismajlin në stol dhe e mori me tallje, Hajduku eliminohet nga “Europa League”

E pabesueshme/ La Ismajlin në stol dhe e mori me tallje, Hajduku eliminohet nga “Europa League”

Eliminimi i Hajdukut të Splitit ishte befasia më e madhe në “Europa League” sa i përket turit të parë. Ekipi kroat u eliminua nga modestët e Maltës, Gzira, që as nuk llogaritej fillimisht nga Hajduku. Por futbolli nuk është i gjithi matematikë, ndërsa të pamundurat shpeshherë realizohen.

Miqtë arritën të kualifikoheshin në minutën e fundit, pasi fituan me rezultatin 1-3. Në takimin e parë ata kishin humbur në shtëpi me shifrat 0-2, duke krijuar përshtypjen se në ndeshjen e sotme do të kishte një disfatë me diferencë të lartë golash.

Një gjë e tillë nuk ndodhi, ndërsa edhe vetë Hajduku e mori shumë lehtë ndeshjen. Ardian Ismajli që është titullar i padiskutueshëm, ka qëndruar në stol pasi trajneri i kroatëve nuk e mendonte se situata do të mbërrinte deri në këtë pikë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top