You are here
Home > Kombëtarja > E nxorrën të tepërt që kur zgjodhi Shqipërinë, Kaçe sforcohet për…revanshin ndaj Paok!

E nxorrën të tepërt që kur zgjodhi Shqipërinë, Kaçe sforcohet për…revanshin ndaj Paok!

E trishtueshme për ta dëgjuar dhe lexuar, por kjo është historia e Ergys Kaçes. Mesfushori që luante me Paokun dhe konsiderohej si një nga mesfushorët më të mirë që kishte skuadra greke, doli si i tepërt po nga i njëjti ekip, për shkak të zgjedhjes së tij.

Ai vendosi që t’i bashkohej Shqipërisë dhe më pas duhet të “paguante”  për zgjedhjen e zemrës. Një sërë huazimesh pati për Kaçen në vitet e fundit, ndërsa edhe te Panathinaikosi, atje ku kohët e fundit ka patur shumë vlerësime nga trajneri Donis, është në huazim nga Paoku.

Mesfushori shqiptar po vuan një tjetër periudhë dëmtimi, por do të sforcohet dhe është i garantuar për të qenë i gatshëm në sfidën e radhës, atje ku Panathinaikosi do të luajë kundër Paokut. Madje, sipas asaj që raportojnë mediat greke, Kaçe ka sakrifikuar edhe ndeshjen e fundit ndaj Panionis, ku mund të ishte i gatshëm, vetëm për të qenë në formën e duhur dhe të jap më të mirën ndaj Paokut. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top