Tashmë është gjithçka e qartë, Eros Grezda duhet të luftojë, shumë madje, për të pasur statutin e titullarit te Rangersi.
Fillimisht mendohej se futbollisti shqiptar konsiderohej i tillë, ndërsa vetëm dëmtimi po e mbante jashtë fushës së blertë. E megjithatë, koha e tregoi se e vërteta ishte e kundërta. Grezda duhet të luftojë shumë dhe të bind trajnerin Gerrard, se e meriton një vend titullari, pasi të siguruar nuk ka asgjë.
Pavarësisht se futbollisti i Kombëtares është riaftësuar dhe në gjendje për të qenë nga minuta e parë, legjenda angleze ka vendosur që edhe në takimin ndaj Aberdenit që zhvillohet pas 30 minutash, Grezda ta nis nga stoli. /Shqiperia.ch/