E njëjtë histori është përsëritur në Beograd, gjatë ndeshjes së basketbollit mes Crevena Zvezdës dhe Buduçnostit, që përfaqëson Malin e Zi. Që në momentin e hyrjes, huliganët serbë kanë nisur nga zakoni i tyre, duke gjuajtur me sende dhe ofenduar kundërshtarët.
Madje disa prej tifozëve kanë arritur të hynë edhe në parket, duke shkaktuar të një katrahurë të vërtetë. Në ato kushte kurrsesi nuk mund të luhej dhe kundërshtarët kanë zgjedhur t’i drejtohen zhveshtores. Ndërkohë që nga stolat dëgjoheshin edhe thirrjet e serbëve që oshëtinin: “Vritini shqiptarët”. /Shqiperia.ch/