You are here
Home > Kombëtarja > E njëjta histori dhe në të njëjtën mënyrë, Çekiçi e nis me gol sezonin e ri (VIDEO)

E njëjta histori dhe në të njëjtën mënyrë, Çekiçi e nis me gol sezonin e ri (VIDEO)

Sezoni i ri, por historitë janë ato të vjetrat! Të paktën kjo vlen për Endri Çekiçin, që ka tundur rrjetën në ndeshjen e parë të kampionatit me Olimpik Ljubjanën.

Sulmuesi shqiptar po gëzon një formë fantastike, ndërsa ndihet i çliruar pas largimit nga Dinamo e Zagrebit. Në takimin e fituar me rezultatin 0-2 ndaj Bravo, lojtari i Kombëtares ka shënuar golin e parë. Realizimi është thuajse në të njëjtën mënyrë me shumë prej golave që kemi parë nga Çekiçi.

Si një sulmues i dytë, preferon hapësira në qendër të zonës dhe ka një saktësi vrastare për të dërguar topin në fundin e rrjetës. Padyshim që edhe trajneri Reja ka nevojë për një lojtar të tillë, për ta thirrur në ndeshjet e shtatorit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top