
Gjermania U-21 ka fituar në ditën e djeshme në grupet e Europianit ndaj Serbisë me rezultatin 6-1. Askush nuk e priste një triumf kaq të lehtë të gjermanëve, duke parë se kundërshtari kishte disa lojtarë të nivelit të lartë.
Megjithatë jo vetëm që u arritën të merreshin tre pikët, por edhe me spektakël në fushë. Pikërisht ndaj të njëjtit kundërshtar dhe thuajse lojtarëve të njëjtë, do të dilte në skenë edhe emri i Ardian Ismajlit. Për këdo që i ka ndjekur të gjithë futbollistët shqiptarë, padyshim që këtë mbrojtës e ka cilësuar si të jashtëzakonshëm në dy takimet ndaj Gjermanisë U-21.
Nuk po ju dërgojmë shumë larg në kohë, pasi “pancerat” kanë qënë në grup me Kosovën në kualifikueset për të mbërritur në këtë Europian. Në ndeshjen e zhvilluar në shtëpi, dardanët do të arrinin suksesin më të madh, duke marrë një barazim pa gola. Ndërsa në takimin e luajtur në Gjermani, fitorja do të ishte minimale në shifrat 1-0.
Në të dyja këto takime do të ishte lojtari me shiritin e kapitenit, Ardian Ismajli, që do të ishte i pakalueshëm. Vlerësimet e kundërshtarëve do të ishin të mëdha, për lojtarin që qëndronte si shkëmb dhe thyente çdo aksion në prapavijë. Ndërsa tani, i njëjti grup lojtarësh vijnë për të mbyllur çdo diskutim me Serbinë në shifrat 6-1. /Shqiperia.ch/