You are here
Home > Futboll Bota > E ndihmon rregulli i vendosur nga trajneri, spanjollët: Bare ka zënë “rrënjë” te Malaga

E ndihmon rregulli i vendosur nga trajneri, spanjollët: Bare ka zënë “rrënjë” te Malaga

Sa shumë pritje nga Keidi Bare, për të mbërritur deri në këtë moment. Mesfushori shqiptar grumbullohej shpeshherë nga ekipi i parë spanjoll, por vetëm sa për stërvitje. Më pas do të shkonte sërish me ekipin e dytë.

Tashmë gjërat kanë ndryshuar, me Keidi Baren që shfrytëzoi shansin e vetëm që i erdhi nga trajneri Muniz. Në dy takime, ndaj Zaragozas dhe Lugos, futbollisti shqiptar ka luajtur për 90 minuta. Ai ka shkëlqyer gjatë gjithë takimit, ndërsa në Spanjë e kanë të qartë vazhdimësinë.

Trajneri Muniz vendos një rregull të ri në skuadër, atë të meritokracisë. Kush e meriton, ai do të luajë në fushë. Në kushte të tilla, janë po mediat spanjolle ato që shprehen se Bare ka zënë rrënjë te Malaga, duke iu referuar aktivizimit të tij si titullar edhe në takimet e tjera. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top