You are here
Home > Kombëtarja > E ndihmon edhe VAR-i, Rei Manaj gjen golin me Albaceten para Kombëtares

E ndihmon edhe VAR-i, Rei Manaj gjen golin me Albaceten para Kombëtares

Rei Manaj ka arritur të zhbllokojë takimin në përballjen mes Alcorcon dhe Albacetes. Një ndeshje që po luhet në transfertë për ekipin e sulmuesit shqiptar, por që avantazhi do të vinte prej tij. Në minutën e 67 të takimit do të vinte edhe realizimi nga pika e bardhë e penalltisë. Një penallti e dhënë me VAR pasi lojtari i Alcorcon kishte prekur topin me dorë në zonë.

Atje Manaj nuk do të gabonte, për të nisur festën pak ditë para grumbullimit me Kombëtaren. Një ndjenjë lehtësie që i jep më tepër motivim këtij futbollisti përpara dy ndeshjeve të rëndësishme që ka Shqipëria për përballjet e tetorit.

 

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top