You are here
Home > Bundesliga > E ndezi “motorrin” që me Shqipërinë, Bajerni dhe Dortmundi në rradhë për…”alienin” Matondo!

E ndezi “motorrin” që me Shqipërinë, Bajerni dhe Dortmundi në rradhë për…”alienin” Matondo!

Rabbi Matondo, ky është një emër që do të dëgjohet shumë në futbollin europian pas disaë vitesh. Flasim për një talent të vërtetë, që duket të jetë imitimi perfekt i Mbapes së PSG-së. Aktualisht me të rinjtë e Manchester Sitit, përtej golave dhe asisteve të kryera, koha e tij e shpejtësisë ishte ajo që trembte më tepër.

Para disa kohësh, në një test që kreu gjigandi anglez, Matondo rezultoi si futbollisti më i shpejtë i skuadrës, pasi u përfshin edhe lojtarët e të rinjëve, duke lënë pas tij edhe Leroi Sane me Sterling të ekipit të parë. Në fakt për tifozët shqiptarë nuk është se ka nevojë për më shumë informacion, pasi arritën ta shihnin edhe më nga afër këtë futbollist.

Debutimi i tij do të vinte pikërisht në humbjen e Uellsit në “Elbasan Arena”, teksa mundej nga Shqipëria me rezultatin 1-0. Ai u aktivizua në minutën e fundit të takimit, teksa mori vendin e Sam Vokes. Megjithatë, në ato pak minuta në fushë Hysaj e provoi shpejtësinë e Matondos, që ishte thjeshtë i papërmbajtshëm në krahë, aqsa kërkoheshin edhe 2-3 lojtarë të Shqipërisë për të ndalur hovin e tij.

Mediat gjermane shprehen se për të marrë shërbimet e këtij lojtari në merkaton e janarit, është rreshtuar Bajerni, Dortmundi, Leipzig dhe Gladbach. Por ngelet për t’u parë nëse Guardiola do të kërkojë të heq dorë nga një lojtar i tillë, që në pamje të parë duket një mision i pamundur. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top