You are here
Home > Kombëtarja > E mundi Manajn dhe afrohet me “La Ligan”, Keidi Bare: Kush të rreh, të do! Unë të dua shumë

E mundi Manajn dhe afrohet me “La Ligan”, Keidi Bare: Kush të rreh, të do! Unë të dua shumë

Malaga arriti të fitonte ndaj Albasetes me rezultatin 2-1 në transfertën e mbrëmjes së djeshme, atje ku ishte një përballje direkte për dy ekipet që kërkojnë të futen në “La Liga”. Një shans do ta kenë nëpërmjet fazës “Play-Off’, por përballja mes tyre ishte e veçantë edhe për tifozët shqiptarë.

Keidi Bare ishte nga njëra anë, ndërsa Rei Manaj gjendej nga tjetra. Këta futbollistë kanë një lidhje të ngushtë shoqërore, ndërsa janë larguar së bashku nga stadiumi. Mesfushori shqiptar nuk mund të qëndronte pa bërë një humor me sulmuesin shqiptar, duke shpërndarë një foto në rrjetet sociale: “Kush të rreh, të do. Ti e di sesa shumë të dua unë”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top