You are here
Home > Futbolli Shqiptar > E mrekullueshme/ Të gjithë yjet vrapojnë drejt Muriqit, priti dy penallti dhe kaloi Manchester City më tej

E mrekullueshme/ Të gjithë yjet vrapojnë drejt Muriqit, priti dy penallti dhe kaloi Manchester City më tej

Manchester Siti ka arritur të kalojë Leicesterin në Kupën e Anglisë, duke ia dalë falë ruletës ruse. Koha e rregullt ka përfunduar me rezultatin 1-1, me ekipin e Manchester Sitit që ka humbur shumë raste të pastra.

Rregullat e Kupës janë të qarta, nëse takimi përfundon në barazim, kalohet direkt tek pika e bardhë e penalltive. Atje roli i heroit, i ka takuar portierit shqiptar, Arijanet Muriq. Ky i fundit ka shkëlqyer dhe ka marrë gjithë përgëzimet e yjeve të ekipit anglez, pasi ka pritur dy penallti. Kështu, Leicesteri është ndalur në duart e portierit të Kosovës, ndërsa gjithçka është mbyllur me rezultatin 1-3 në ruletën ruse.

Vlen për t’u theksuar fakti, se Muriq ka lënë një përshtypje të mirë te tifozët e ekipit anglez që pa shkuar te penalltitë, duke garantuar siguri gjatë 90 minutave. Jo vetëm me pritjet e tij, por edhe me lojën me këmbë, shqiptari e tregoi më së miri, se stërvitja me një ekip të këtij kalibri, jep rezultatet e saj. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top