
Keidi Bare është një nga futbollistët më premtues të Shqipërisë, teksa mjafton të përmendim faktin se ky lojtar është formuar në akademinë e Atletiko Madridit dhe ka qenë për disa kohë në drejtimin e Diego Simeones.
Për shkak të mungesave të hapësirës te Atletiko, Bare vendosi të largohej për një aventurë të re, por duke mos u larguar nga Spanja. Ekipi i Malagas e mori menjëherë në skuadër mesfushorin shqiptar, megjithëse ishte planifikuar që fillimisht të dërgohej tek të rinjtë.
Sipas asaj që raportohet në mediat spanjolle, nuk ka nevojë të kalohet një ndeshje më shumë, Keidi Bare e ka bindur trajnerin e Malagas që të jetë pjesë e ekipit të parë, për të ndihmuar skuadrën në misionin për t’u ngjitur në elitën e futbollit spanjoll. /Shqipëria.ch/