
Një penallti e mohuar për Shqipërinë, në ndeshjen ku prisnim një dorë edhe nga gjyqtarët, ndodhi e kundërta.
Kështu, në gjykimin e Shqipëri-Jordani të gjithë kryesorët që do të mbanin drejtësinë e ndeshjes, ishin me kombësi shqiptare. Nga kryesori te arbitri i katërt, por Genc Nuza i ka mohuar një penallti të pastër Eros Grezdës.
Ky i fundit ka pësuar një ndërhyrje të gabuar nga kundërshtari i tij në brendësi të zonës, por për kryesorin Nuza loja duhet të vazhdonte. Një peng në këtë rast, megjithëse flasim vetëm për një miqësore. Por një fitore këto kohë, mund të na ndihmonte së tepërmi për moral. /Shqipëria.ch/