You are here
Home > Futboll Bota > E mësojnë keq dhe pastaj ankohen, Binaku gjen golin “pa shije”: U gabua shumë në mbrojtje

E mësojnë keq dhe pastaj ankohen, Binaku gjen golin “pa shije”: U gabua shumë në mbrojtje

Çuditërisht tek ekipi i Malmos nuk janë të qartë me vendimet që po ndërrmarin me ekipin dhe lojtarët e tyre. Trajneri ka ditë që po e stërviste dhe po e provonte Egzon Binakun si mesfushor të majtë, duke e nxjerrë nga rolin i mbrojtjes.

Një ndryshim në instiktin e lojtarit, që dha menjëherë rezultatet e para, në miqësoren e zhvilluar gjatë ditës së djeshme ndaj Ifk Malmoe, që përfundoi me rezultatin 2-2. Në golin e dytë të pësuar nga ekipi i tij, ishte një gabim fatal i Binakut, që solli edhe pësimin e golit. Futbollisti i Shqipërisë e ka “larë” gabimin e bërë, pasi me portën e boshtatisur nuk do të gabonte në minutat e fundit, duke dërguar topin në rrjetë.

Trajneri i Binakut nuk do të ishte i kënaqur me ndeshjen e zhvilluar, ndërsa duke harruar stërvitjen, kërkon më tepër përgjegjësi sa i përket mbrojtjes nga ana e shqiptarit: “Kemi gabuar shumë në mbrojtje, sidomos kur falëm në të dytin në atë situatë”, do të shprehej trajneri pas ndeshjes. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top