
Sulmuesi që ka bërë jehonën e madhe në Serinë A, Piatek, ka mbyllur thuajse gjithçka në marrëveshjen me Milanin. Suksesi nuk është asnjëherë i rastësishëm, me sulmuesin në fjalë që ka bërë gjithçka për të arritur në këtë pikë.
Megjithëse luante me Xhenoan dhe objektivi parësor duhej të ishte ndihma e klubit, planet e Piatekut nuk ishin afatgjata në skuadrën që bënte pjesë. Këtë e tregoi më së miri, në takimin që Xhenoa zhvilloi ndaj Atalantës së Berishës dhe Gjimshitit.
Rezultati përfundoi 3-1 në favor të Xhenoas, me zhbllokimin e rezultatit që erdhi pas një autogoli të Toloit. Goditja fillestare do të vinte nga Piateku, por topi do të ndryshonte tërësisht drejtim pas devijimit të mbrojtësit të Atalantës. Në fundin e ndeshjes, pavarësisht fitores dhe triumfit të arritur në një takim të vështirë ndaj ekipit të Bergamos, Piateku do të shprehej i nervozuar:
“Duhet të ma quanin mua golin e parë. Federata Italiane e Futbollit duhet të lëviz sa më shpejtë, për të marrë vendimin e duhur”, këto ishte fjalët e sulmuesit, që pavarësisht se ishte autori i golit të tretë, kërkonte autorësinë e tij edhe në realizimin e parë, për të pasur të dhëna sa më të mira. /Shqiperia.ch/