
Tashmë ka pak dyshime sa i përket mungesës së Strakoshës te Shqipëria. Megjithëse ende nuk ka ardhur një konfirmim zyrtar nga ana e FSHF-së, portieri i Lacios do të mungojë për dy takimet e rradhës të Kombëtares.
Kështu Strakosha nuk arriti dot të kapte në orar avionin për t’u nisur drejt origjinës, duke telefonuar Panuçin për ta lajmëruar mbi këtë ndryshim të ri. Por trajneri italian njihej për rregullat strikte dhe nuk e ka lejuar portierin shqiptar që t’i bashkohet Kombëtares më vonë se lojtarët e tjerë.
Gjithçka merr një konfirmim nga fjalët e presidentit të FSHF-së, Armand Duka, i cili shprehet: “Më vjen keq për Strakoshën. Ka shumë rëndësi për ne, por disiplina edhe më shumë. Nëse të gjithë shokët vijnë në orarin e përcaktuar dhe ti duhet të jesh me ta. Mësim duhet të jetë edhe për lojtarin, që Kombëtarja vjen para të gjithave”, ka thënë Duka. /Shqiperia.ch/