
Tashmë ka marrë thuajse formën zyrtare transferimi i mbrojtësit shqiptar që bëri historinë në Seria A te Lacio. Lajmi i publikuar në mbrëmjen e djeshme është konfirmuar menjëherë brenda 24 orësh, me një histori që nuk ka zgjatur shumë.
Ndrecka bën pjesë te Shqipëria U-21 dhe ka debutuar në Serinë A vetëm në moshën 17-vjeçare me skuadrën e Kievos. Igli Tare u interesua për të marrë këtë lojtar te Lacio dhe marrëveshja mes dy klubeve është arritur. Detajet ende nuk janë zbuluar, por është vetë futbollisti që ka postuar një video duke treguar stemën e klubit kryeqytetas dhe duke u shprehur se mund të quhet zyrtare ky transferim. /Shqiperia.ch/