
Xherard Pike i dha lamtumirën Spanjës që me ndeshjen ndaj Shqipërisë të zhvilluar për kualifikueset e Botërorit të Rusisë, atje ku kuqezinjtë do të humbisnin me rezultatin 0-3.
Më pas mbrojtësi i Barcelonës ka luajtur vetëm takimet e Botërorit, duke i dhënë lamtumirën Kombëtares. Ndërkohë në Spanjë po ia ndiejnë shumë mungesën në kualifikuese një lojtari të tillë, duke kërkuar edhe rikthimin e tij.
Por me artikujt mbi këtë çështje, janë po spanjollët që e dinë më së miri, nisur edhe nga karakteri i Pikes, sesa po e shijon lojtari këtë moment. Në qendër të vëmendjes dhe tifozë që e lutin për t’u rikthyer te Spanja, ndoshta dëshira dhe përgjigja e vetme e Pikes është që kjo situatë të zgjasë edhe më shumë. /Shqiperia.ch/