You are here
Home > Kombëtarja > E mbylli në paqe me ish-trajnerin, Kaçe: “Fëmijëve” të Panathinaikosit u mungoi vetëm fati

E mbylli në paqe me ish-trajnerin, Kaçe: “Fëmijëve” të Panathinaikosit u mungoi vetëm fati

Skuadra e Panathinaikosit, ku luan legjionari kuqezi, Ergys Kaçe, ka barazuar në derbin me AEK me rezultatin 0-0. Përsa i përket mesfushorit të Kombëtares, ai është rikthyer kundër ish-trajnerit të tij që tashmë drejton AEK-un, Ouzounidis.

Kujtojmë që numri një që drejton skuadrën e AEK-ut, ka qënë në krye të ekipit të Panathinaikosit. Ajo që e bënë të veçantë Ouzounidis në lidhje me shqiptarin, është se Kaçe ishte gjithmonë titullar kur ekipi grek drejtohej nga ai. Dëmtimet e shpeshta, kanë bërë që vendi i titullarit nga ana e mesfushorit shqiptar, të diskutohet jo pak herë në skuadrë.

Ditën e sotme ai e nisi këtë sfidë nga stoli, teksa u aktivizua në minutën e  63, po pa mundur dot të linte gjurmë në këtë përballje. Megjithatë edhe trajneri Donis ka një afeksion të veçantë për Kaçen, ndërsa me kalimin e kohëve pritet që të rikthehet nga minuta e parë në fushën e lojës.

Menjëherë pas ndeshjes, Kaçe ka folur edhe për barazimin e marrë: “Fëmijët” e Panathinaikosit kanë rikthyer harmoninë në grup, vetëm se këtë herë ajo që na mungoi ishte fati”, tha mesfushori shqiptar, duke iu drejtuar shokëve të skuadrës që janë duke zhvilluar një sezon fantastik, pavarësisht se janë në moshë të re. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top