You are here
Home > Kombëtarja > E mbani mend tradhëtarin Sotir Ninis? “Ia kishte fajin” Shqipëria, shihni se ku përfundon tani

E mbani mend tradhëtarin Sotir Ninis? “Ia kishte fajin” Shqipëria, shihni se ku përfundon tani

Sotir Ninis, nëse ka një futbollist me origjinë shqiptare më të urryer nga ana e tifozëve tanë, të gjitha sygjerimet të dërgojnë vetëm tek një emër. Pikërisht për lojtarin që kemi përmendur, që është shembulli i duhur për të treguar rrugën që nuk duhet ndjekur.

Fati i dha gjithçka Ninis, teksa në moshën 17-vjeçare u bë titullar i Panathinaikosit. Në vendin fqinj flitej vetëm për të dhe mesfushori do ta harronte tërësisht Shqipërinë, duke e quajtur veten si grek. Ndërkohë në mendime krijohej një lojtar i madh dhe që do të luante me ekipet më të njohura të Europës, duke parë moshën e hershme dhe vendin ku luante.

Me fanellën e Greqisë mbi shpatulla, krenaria do t’i shtohej Ninis dyfish, duke mos e llogaritur aspak Shqipërinë pasi vendlindja do ti prishte “karrierën e madhe”, ndërsa me helenët do të shkonte larg. E ja ku jemi, teksa lojtari në fjalë është 30-vjeç dhe është kthyer me një ekip profesionist pasi ka 1 vit që nuk luan, ndërsa nuk i besonte asnjë skuadër për ta marrë në organikë. Së fundmi Ninis ka gjetur sërish shpëtim në Greqi duke firmosur për një sezon me Volos, ekipin që lufton për mbijetesë në elitë. Koka bën, koka pëson, rasti i Ninis është vetëm për t’u mëshiruar… /Sport Ekspres/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top