
Për të gjithë tifozët e futbollit që e kanë ndjekur prej vitesh Seria A, klubi i Leçes padyshim që mbahet mend, megjithëse në vitet e fundit pësoi rënien drastike. Rreth 7 vite kishte kjo skuadër që nuk arrinte të rikthehej në elitën e futbollit italian, ndërsa drita në fundin e tunelit u pa në këtë sezon, teksa dolën në vendin e dytë të Serisë B.
Kjo i mundëson ngjitjen direkte në Seria A, atje ku do të luajnë me më të mirat. Sipas informacioneve të fundit që vijnë nga “La Gazzetta dello Sport”, Leçe ka kërkuar më shumë informacione për Etrit Berishën te klubi i Atalantës. Tashmë gardiani kuqezi është objektivi kryesor në merkato, pasi nuk u arrit marrëveshja me Dragoëski. /Shqiperia.ch/