E mbani mend Elvis Kabashin? Njeriun që la Shqipërinë me një letër lamtumire, pasi kërkonte mbërritjen e ftesës së Italisë. Një imagjinatë e shfrenuar kjo e mesfushorit shqiptar, pasi kërkonte asokohe të linte jashtë Pirlon, për të marrë një fanellë te Italia.
Një periudhë e errët në karrierën e tij, ndërsa nuk po e justifikonte asnjëherë besimin e dhënë nga klubet e ndryshme. Së fundmi, pasi gjendej pa skuadër, Kabashi u morr në provë nga Dinamo e Bukureshtit. Trajneri i kësaj të fundit, Mircea Rednic, ka konfirmuar se ky lojtar ka nënshkruar me ekipin rumun. Tashmë Kabashi do të jetë shok skuadre me Naser Alijin, ku do të marrë edhe disa leksione falas për dashurinë ndaj atdheut. /Shqiperia.ch/