
Atalanta ka zhvilluar një miqësore në transfertë ndaj Leiçesterit, atje ku humbi me rezultatin 2-1. Berat Gjimshiti luajti nga minuta e parë si titullar, duke konfirmuar edhe njëherë besimin e madh që ka trajneri Gasperini në drejtim të tij.
Jo më kot, pasi mbrojtësi i Kombëtares ka rezultuar shumë pozitiv në takimin e sotëm, përtej humbjes së marrë. Në të gjitha vlerësimet e bëra nga mediat italiane Gjimshiti është vlerësuar përgjithësisht me notën 6, pak më tepër se mesatarja e pjesës tjetër te ekipi i Bergamos.
“Dhelprën” Vardy arrin ta mbizotëroj gjithmonë falë fizikut që ka, duke mos bërë thuajse asnjë gabim të vetëm. Një shenjë sigurie edhe për trajnerin Reja, ndërsa na afrohen ndeshjet e shtatorit. /Shqiperia.ch/