You are here
Home > Futboll Bota > E lejon fantazia e merkatos, Granit Xhaka dhe Elseid Hysaj mund të bashkohen te ekipi i Madridit

E lejon fantazia e merkatos, Granit Xhaka dhe Elseid Hysaj mund të bashkohen te ekipi i Madridit

Në merkaton e verës ka jehonë të madhe edhe mbi lojtarët shqiptarë, që kërkohen nga ekipet më në zë në Europë. Mes tyre gjendet edhe Granit Xhaka me Elseid Hysajn, madje me një rrugë që mund të kryqëzohet në Madrid.

Prej kohësh është folur për një aventurë të mbrojtësit shkodran te Atletiko Madridi, pasi interesi është shfaqur që në janar. Një eksperiencë e re e tundon edhe vetë futbollistin shqiptar, për të provuar veten jashtë Serisë A.

Ndërkohë në mediat spanjolle është shkruar së fundmi se Atletiko është hedhur në sulm edhe për mesfushorin me origjinë shqiptare, Granit Xhakën. Megjithëse ky i fundit nuk ka dhënë deklarata që lënë të nëkuptojnë një largim të mundshëm, mundësia për të qënë pjesë e “Champions League” e tundon së tepërmi. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top