You are here
Home > Kombëtarja > E larguan vetë nga Atletiko Madridi, finalistja e “Champions League” është zgjidhja e Elseid Hysajt

E larguan vetë nga Atletiko Madridi, finalistja e “Champions League” është zgjidhja e Elseid Hysajt

Totenhemi do të largonte përfundimisht Elseid Hysajn nga Atletiko Madridi, atje ku u mendua se do të ishte destinacioni i ri i mbrojtësit shkodran. Në një kohë rekord u arrit marrëveshja për dërgimin e Tripper drejt spanjollëve, duke i mbyllur derën përfundimisht lojtarit kuqezi.

Por kush do ta marrë vendin e Triper? Për këtë arsye finalistja e “Champions League” në sezonin e shkuar është hedhur në sulm dhe po sheh drejt Serisë A. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, për momentin vetëm dy janë alternativat e Totenhemit.

Anglezët janë të ndarë mes Elseid Hysajt dhe mbrojtësit italian Florenzi. Një avantazh më të lehtë ka shkodrani, por edhe nëse marrëveshja do të mbyllet me Florenzin, atëherë për Hysajn do të lirohej tërësisht vendi te Roma.

Këta të fundit lidhën menjëherë kontaktet me drejtuesit e Napolit për lojtarin e Shqipërisë pasi dështoi pista e Atletiko Madridit. Shumë jehonë në mediat italiane, por për Hysajn historia duket e tillë: “Largohet një mbrojtës i djathtë dhe ka vetëm një emër të përfolur për t’u afruar në merkato”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top