Nuk ishte largimi që Valon Behrami kishte preferuar të ndodhte, pasi kishte sakrifikuar aq shumë gjëra të shenjta për shtetin e Zvicrës, e papritur do t’i vinte një telefonatë nga drejtuesit më të lartë: ”Faleminderit për kontributin që na dhe”.
Mesfushori është vetëm 33 vjeç, mosha nuk është pengesa më e madhe që të dërgonte situatën deri aty, aqsa ai të largohej në këtë mënyrë. Megjithatë, kështu ndodhi. Këto ishin planet e drejtuesve të Zvicrës, këto ishin planet e teknikut zviceran, Petkoviç.
Në ndeshjen që “helvetët” janë duke zhvilluar ndaj Islandës, në stadium ka pasur edhe një banderolë për Behramin: “Faleminderit Valon”. Ndoshta në shumë çështje të tjera tifozët mund të përkrahin vendimet e Federatës Zvicerane të Futbollit, por në këtë, “JO”.
Behrami ka gëzuar gjithmonë respektin e tifozëve të Zvicrës, që e kanë mbështetur gjithmonë mesfushorin me origjinë shqiptare, por nga ndeshja e sotme, duhet të mësojnë të luajnë edhe pa të. /Shqipëria.ch/