You are here
Home > Kombëtarja > E larguan në mënyrë të papritur nga Kombëtarja, tifozët banderolë për Behramin

E larguan në mënyrë të papritur nga Kombëtarja, tifozët banderolë për Behramin

Nuk ishte largimi që Valon Behrami kishte preferuar të ndodhte, pasi kishte sakrifikuar aq shumë gjëra të shenjta për shtetin e Zvicrës, e papritur do t’i vinte një telefonatë nga drejtuesit më të lartë: ”Faleminderit për kontributin që na dhe”.

Mesfushori është vetëm 33 vjeç, mosha nuk është pengesa më e madhe që të dërgonte situatën deri aty, aqsa ai të largohej në këtë mënyrë. Megjithatë, kështu ndodhi. Këto ishin planet e drejtuesve të Zvicrës, këto ishin planet e teknikut zviceran, Petkoviç.

Në ndeshjen që “helvetët” janë duke zhvilluar ndaj Islandës, në stadium ka pasur edhe një banderolë për Behramin: “Faleminderit Valon”. Ndoshta në shumë çështje të tjera tifozët mund të përkrahin vendimet e Federatës Zvicerane të Futbollit, por në këtë, “JO”.

Behrami ka gëzuar gjithmonë respektin e tifozëve të Zvicrës, që e kanë mbështetur gjithmonë mesfushorin me origjinë shqiptare, por nga ndeshja e sotme, duhet të mësojnë të luajnë edhe pa të. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top