You are here
Home > Futboll Bota > E largon një shqiptar me vetëm 4 ndeshje, Avdijaj t’i thotë lamtumirë edhe Holandës

E largon një shqiptar me vetëm 4 ndeshje, Avdijaj t’i thotë lamtumirë edhe Holandës

Donis Avdijaj konsiderohej si një futbollist kryesor te Willem II, aqsa drejtuesit e skuadrës holandeze ishin të gatshëm edhe të mbulonin skandalet e këtij futbollisti, vetëm për t’i mos prishur punë. Kështu do të ndodhte në transfertën ndaj Emenit, teksa pas shumë hipotezash mediatike se Avdijaj kishte braktisur ekipin për të parë zbukurimet e qytetit për vitin e ri apo pranisë së femrave në hotel, drejtuesit e holandezëve do të shpreheshin me gjysmë zëri: “Asgjë nuk ka ndodhur”.

Tashmë te Willem II situata ka ndryshuar ndjeshëm. Një afrim i zakontë në merkaton e janarit, ka rezultuar faktikisht si një goditje e madhe. Bëhet fjalë për marrjen e sulmuesit shqiptar, Mario Vrushaj, nga ekipi i Olimpiakosit si huazim fillimisht.

Në 4 ndeshjet e para, futbollisti në fjalë ka shënuar 2 gola dhe ka dhënë 3 asist. Kjo ka mjaftuar, që media e njohur holandeze, “Bd.nl”, të shkruaj se Avdijaj është zëvendësuar përfundimisht. Ky i fundit është larguar për në vendlindje pasi është dëmtuar dhe nuk ka mundur të luaj pas pushimeve të dhjetorit. Kontrata e Avdijajt me Willem II përfundon në fundin e këtij sezonit dhe po sipas medias holandeze “Bd.nl”, nuk do të rinovohet më tej pasi holandezët e kanë gjetur zgjidhjen me një tjetër shqiptar. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top