
Trajneri Gasperini do ta largonte Berishën nga Atalanta në momentin që u kualifikuan në “Champions League”, duke e detyruar portierin shqiptar që të gjente një skuadër tjetër. Kjo pasi do t’i besohej Golinit te ekipi nga Bergamo, që përveç faktit se është italian dhe i ri në moshë, nuk ka asnjë element tjetër për t’u veçuar.
Një gardian mëse i zakonshëm që zëvendëson vitet që ka mbi shpatulla Berisha. Ky i fundit zgjodhi të shkonte te Atalanta kur gjendeshin në vendet e fundit të tabelës, prandaj zgjedhja e Gasperinit nuk shihet si më e mira e mundshme.
Vlerat e tij, gardiani i Kombëtares i tregoi edhe në përballjet direkte, atje ku Atalanta fitoi me rezultatin 2-3 ndaj SPAL-it në transfertë. Këtë e ka pranuar edhe vetë Gasperini: “Etrit Berisha ishte më i miri në kampin kundërshtar. Si një “ish”, vërtetë shumë e vështirë për ta kapërcyer sot(dje).Gjithashtu edhe Petanja, që ia njohim vlerat. Fituam një takim që e luajtëm ndaj dy futbollistëve që na njihnin aq mirë”, u shpreh Gasperini. /Shqiperia.ch/