You are here
Home > Futbolli Shqiptar > E largoi nga ekipi dhe i shënoi para syve, Guardiola: Bisedova me Celinën në pushim të ndeshjes!

E largoi nga ekipi dhe i shënoi para syve, Guardiola: Bisedova me Celinën në pushim të ndeshjes!

Guardiola do të ishte shkaku i largimit të Bersant Celinës nga Mançester Siti. Në kohën e Pelegrinit, futbollisti shqiptar kishte besimin e madh të klubit të njohur, por situata ndryshoi me ardhjen e Guardiolës.

Celina u largua drejt Swanseat, ndërsa sot arriti të mbyllte “hakmarrjen” e kërkuar. Përpara syve të trajnerit të Mançester Sitit, talenti shqiptar festoi golin e dytë të skuadrës, në atë humbje me rezultatin 2-3.

Në përfundimin e ndeshjes, trajneri Guardiola është pyetur edhe në lidhje me Celinën: “Ai lëvizi bukur mes linjës së mbrojtjes tonë. Ne folëm së bashku në përfundimin e pjesës së parë. I thashë se na duhej vetëm një gol, që ta kishim më të lehtë”, ka thënë Guardiola. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top