Një largim i pakuptimtë ishte ai i Shaqirit në ndeshjen e sotme, teksa pasi rezultoi vendimtar në dy golat e shënuar nga Liverpuli, futbollisti shqiptar ngeli në dhomat e zhveshjes.
Kur të gjithë mezi prisnin që ta shihnin këtë futbollist edhe në pjesën tjetër të lojës, Klop ndërrmori vendimin e çuditshëm për ta lënë jashtë fushës së blertë. Megjithatë, trajneri gjerman e ka një shpjegim për këtë situatë:
“Fillimisht më duhet të them se Shaqiri është një djal fantastik. Pas pjesës së parë, shkova dhe i thashë se më duhej një tjetër futbollist për pjesën e mbetur të lojës, një futbollist që qarkullonte më shumë topin. Nuk më kishte ndodhur më parë që të lija në stol pas pjesës së parë, një njeri që kishte ndikuar aq shumë në ndeshje”, u shpreh Klop. /Shqipëria.ch/