You are here
Home > Kombëtarja > E la Shqipërinë me letër lamtumire, Kabashi: Refuzova Italinë vetëm për Kombëtaren

E la Shqipërinë me letër lamtumire, Kabashi: Refuzova Italinë vetëm për Kombëtaren

Shumë kohë më parë, Elvis Kabashi ishte një nga lojtarët shqiptarë më të urryer në vendin tonë. Arsyeja ishte e thjeshtë, teksa nga ky lojtar pritej shumë, derisa një letër mbërriti në FSHF ku shkruhej: “Mos më thërrisnin më. Jam duke pritur Italinë”.

Sigurisht që ajo dëshirë ishte e shfrenuar për Kabashin, që tashmë ka kaluar në 3 muaj prove te Dinamo e Bukureshtit. Në një intervistë për “Telesport”, vetë futbollisti ka nxjerr një variant të ri të ngjarjeve, duke ia faturuar gjithçka menaxherit.

“Unë nuk e kam refuzuar Kombëtaren shqiptare. Ishte manaxheri im, me të cilin kam akoma gjyqe për të mbyllur, ai që dërgoi atë letrën në federatë. Unë mora ftesë nga Italia dhe e refuzova, për të qenë pjesë e Shqipërisë. Unë jam shqiptar, të gjithë miqtë e mi të ngushtë janë shqiptarë. Dëshira ime ka qenë gjithmonë të luaj për Shqipërinë. Manaxherët dhe disa zgjedhje të gabuara më kanë lëne mbrapa. Kur ika nga Juventusi për herë të parë, unë doja të zgjidhja Empolin dhe jo Pescaran, ashtu siç donte manaxheri. Mbase do ishte më ndryshe për mua, sepse do kthehesha te klubi ku jam rritur.

Tani çdo gjë ka kaluar, kam firmosur me një klub të madh si Dinamo e Bukureshtit. E dëgjova që ditët e para që këtu ka bërë histori një shqiptar si Sulejman Demollari. Babai im ka ardhur në Itali në vitet 90′ me anijet e para. Unë kam lindur këtu, por e ndjej veten shqiptar, kam gjak shqiptari”, ka thënë Kabashi. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top