You are here
Home > Kombëtarja > E kryeson shqiptari i Maqedonisë, Le Sutebel veshë kombëtaren e Shqipërisë

E kryeson shqiptari i Maqedonisë, Le Sutebel veshë kombëtaren e Shqipërisë

Shqipëria do të vishet deri në vitin 2020, me kostume të realizuara që do të realizohen nga shtëpia e modës franceze, Le Sutebel Atelier. Ajo vjen pas bashkëpunimit me firma të mëdha të modës në botë si Dior dhe Channel.

Ky është njoftimi më i fundit që vjen nga Federata Shqiptare e Futbollit, që me dëshirën për një perfeksionim të seriozitetit në paraqitjen e saj, ka marrë këtë vendim për fanellat e Kombëtares. Por ajo që vlen për t’u theksuar, është se prej shumë kohësh Le Sutebel ka në krye mjeshtrin shqiptar, Dior Adem Alija. Ai e ka filluar zanatin si rrobaqepës shumë vite më parë në Shkup, ndërsa më pas u transferua në Paris.

Gjithashtu Alija ka punuar te kompania e Diorit, që është nga më të njohurat e modës, ndërsa karakteristë të veçantë ka punimin tradicional me dorë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top