Kamer Qaka do të luajë sezonin e ardhshëm me klubin e njohur rumun, Steaua Bukuresht.
Lajmi konfirmohet nga financieri i këtij klubi, Gigi Becali, që konfirmoi se mesfushori shqiptar do të jetë transferimi i parë në merkaton e verës për Steauan.
Financieri i klubit të Steaua Bukuresht ka konfirmuar se pronari i klubit rumun, Vasile Geambazi i ka thënë se ka arritur të blejë nga Poli Iasi, mesfushorin Kamer Qaka. “Kam biseduar me presidentin e klubit dhe më tha se ka arritur akordin me Poli Iasi për mesfushorin Kamer Qaka”, tha Becali për mediat rumune, por pa zbuluar shifrën e transferimit.
Qaka ka bërë një sezon shumë pozitiv me Poli Iasi dhe fitoi një vend në kombëtaren e Shqipërisë./Vipsport.al/