You are here
Home > Kombëtarja > E krahasojnë edhe me mesfushorin e Gjermanisë, tifozët e Hanoverit dashurohen me shqiptarin Muslija

E krahasojnë edhe me mesfushorin e Gjermanisë, tifozët e Hanoverit dashurohen me shqiptarin Muslija

Tashmë mesfushori me origjinë shqiptare, Florent Muslija i ka rrëmbyer zemrën tifozëve të Hannoverit. Mjaftoi ai debutim në atë humbje të turpshme ndaj Frankfurtit, por me një gol të shënuar, që tifozët e klubit gjerman të fiksoheshin pas një 20-vjeçari.

Aftësitë e tij Muslija i tregoi edhe me fanellën e Gjermanisë U-20, duke e dërguar në trekendësh një top nga goditja e dënimit, në ndeshjen e luajtur së fundmi me Zvicrën U-20. Të gjitha këto, kanë ndikuar që në mediat gjermane, Muslijan ta krahasojnë me lojtarin e njohur të Gjermanisë që ka qenë pjesë e Hanoverit më parë, Lars Stindl. Ky i fundit konsiderohet zotëron cilësi të jashtëzakonshme, ndërsa ka qenë pjesë e pancerave për shumë takime.

Nuk mbaron këtu, sipas një votimi të kryer së fundmi nga “Sportbuzzer”, rreth 70% e votuesëve e kërkonin Muslijan nga minuta e parë ndaj Leverkusenit. Mesfushori ende nuk e ka bërë zgjedhjen e tij përfundimtare sa i takon përfaqësueses dhe është ende në kohë për një ndërrim të vendimi, te kuqezinjtë do e prisnin krahëhapur.  /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top