You are here
Home > Kombëtarja > E kotë që të dalë në konferencë, Lacio humb dhe “papagalli” Inzagi: Strakosha i papunë!

E kotë që të dalë në konferencë, Lacio humb dhe “papagalli” Inzagi: Strakosha i papunë!

Tashmë është bërë e mërzitshme, nëse Lacio humbet, atëherë trajneri Inzagi e ka të kotë që të dalë në konferencë për shtyp. Kjo pasi fjalët e tij janë lehtësisht të ditura nga ana e tifozëve dhe ambientit sportiv.

“Kundërshtari e mori pa merituar, Strakosha nuk bëri asnjë pritje”. Ky është refreni aq shumë i përsëritur gjatë këtij sezoni, që është dëgjuar gjithmonë nga Inzaghi në momentet që lacialët kanë dështuar dhe kanë humbur nga kundërshtari.

Në “Europa League” italianët kanë humbur me rezultatin 0-1 ndaj Seviljës. “Papagalli” Inzagi është shprehur: “Radu e kishte një shans të jashtëzakonshëm në pjesën e dytë. Sevilja nuk e angazhoi aspak Strakoshën gjatë ndeshjes. Kemi pasur një element më pak me ndryshime të detyruara”, ka thënë mes të tjerash Inzagi. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top