
Ergys Kaçe nuk ndodhet në momentin e tij më të mirë dhe kjo për shkak të dëmtimeve të shpeshta të cilat po e pengojnë jo pak karrierën e këtij futbollisti.
Një ënjtje në kyçin e këmbës, e ka lënë mesfushorin jashtë për takimit e fundit të Panathinaikosit, ndërsa do të mungojë edhe në ndeshjen e Kupës. Gjatë ditëve të fundit media të ndryshme sportive aluduan një mungesë të mundshme të Kaçes për shkak të dëmtimit në Kombëtare, por kjo ngelet në dorën e Panuçit.
Mesfushori kuqezi mund të jetë pjesë e listës për të qenë në takimet që do të zhvillohen ndaj Jordanisë dhe Izraelit. Rikuperimi i futbollistit do të zgjas vetëm pak më tepër se një javë, ndërsa për ndeshjen e Ligës së Kombeve ndaj Izraelit, mund të luaj në fushën e lojës.
Gjatë kohëve të fundit Panathinaikosi e ka rikthyer si titullar Kaçen, ndërsa shqiptari po tregonte gjithmonë e më shumë vlerat e tij dhe gabimin që mediat vendase kishin bërë duke e shpërfillur. /Shqipëria.ch/