You are here
Home > Futbolli Shqiptar > E konfirmuar/ Hasani pranon ftesën e Kosovës: U takova me Shalandin, jam në planet e tij

E konfirmuar/ Hasani pranon ftesën e Kosovës: U takova me Shalandin, jam në planet e tij

Paraqitja historike në Ligën e Kombeve ka nxitur trajnerin e Kosovës të forcojë edhe më tepër përfaqësuesen e dardanëve. Shaland mes shumë yjesh në ekipin e parë, ka gati edhe një ftesë për Florent Hasanin. Mesfushori me tipare sulmuese është pjesë e ekipeve zinxhire të Kosovës.

Teksa në ndeshjet e fundit në kampionatit hungarez, 21 vjeçari ka treguar një formë mjaft të mirë ndërsa javën e fundit ka realizuar edhe një super gol nga mesfusha. Talenti i Hasanit ishte venë në radarët e trajnerit zviceran që më herët, por koha e tij do të jetë në këto kualifikuese për europian.

Ndonëse mesfusha e Kosovës ka mjaft lojtarë të talentuar dhe pak hapësira, Shaland duket se ka menduar edhe për pozicionin e Hasanit në tapetin e gjelbër. Lajmin për ftesën e marrë nga Shaland, mesfushori 21 vjeçar e ka bërë të ditur në një intervistë dhënë për “Sporti në KTV”

“Po jam takuar me trajnerin Shaland. Ai më ka ndjekur në paraqitjet me klubin e Diosgyrit dhe me U-21 e Kosovës. Plani i tij ishte që të jem pjesë e ekipit të parë. Më duhet të vazhdoj me këto paraqitje të mira dhe me gola. Natyrisht që jam i lumtur t’i bashkohem Kosovës, pasi kam luajtur me të gjithë grupmoshat.

Gjithçka ishte korrekte në takim. Unë e përgëzova së pari për punën dhe rezultatet e marrë në Nations League. Sa i përket asaj se a mund të luaj, mua më duhet të punoj në maksimum dhe të pres shansin tim”, u shpreh Hasani. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top