“Sot kemi rënë dakord me babanë e tij dhe nesër Kamer Qaka do të firmosë me klubin tonë”. Kështu është shprehur presidenti i Steaua Bukuresht, George Becali që konfirmon se mesfushori i kombëtares së Shqipërisë do të firmosë me klubin rumun.
Qaka, i cili ka bërë paraqitje të mira me Poli Iasi tashmë do të bëjë hapin e madh në karrierë.
Gjatë muajve të fundit, Qaka ishte përmendur në shumë klube të njohura në Europë si alternativë për t’u transferuar në to, por në fund fitoi Steaua Bukuresht. / Vipsport.al