
Edgar Çani po përgatitet për “luftën” e madhe, për t’u rikthyer në Serinë A. Pasi të gjithë menduan se karriera e sulmuesit shqiptar përfundoi, historia që do të rridhte më pas do të tregonte të kundërtën.
Verona është duke mbyllur marrëveshjen për të marrë futbollistin shqiptar në skuadër. Gjithçka pritet të zyrtarizohet në ditët në vijim, ndërsa vetë presidenti i ekipit italian, Luigi Fresco, ka konfirmuar nisjen e tratativave.
Çani kishte shkuar te Vibonese në Serinë C pas aventurës zhgënjyese te Partizani, ndërsa Verona po lufton për ngjitjen në elitën e futbollit italian, ndërsa aktualisht gjendet në Serinë B. /Shqiperia.ch/